Po binte nga kati i tretë, njëri nga policët zgjat duart, shpëton fëmijën (Video)

E publikuar: 22/02/2018 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, ngjarje e cila thuhet të ketë ndodhur në një ndërtesë në të cilën gjendej edhe një bankë në Egjipt.

Siç thuhet në përshkrimin e saj, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur një fëmijë ishte varru nga kati i tretë i ndërtesës, “i gatshëm për të kërcyer”.

Dhe siç mund të shihet në pamje, këtë situatë e vërejnë disa policë që po bënin roje në bankë.

Duke mos menduar fare, ata u angazhuan për shpëtim.

Por derisa ata përgatisnin një si batanije, në të cilën prisnin që fëmija të binte në të, fëmija kërcen.

Në atë rast njëri nga policët tregohet shumë më i vëmendshëm, duke e kapur me duar atë. /Telegrafi/