Po bënte xhiro me bikini, gjobitet turistja e “pacipë” (Foto)

E publikuar: 03/04/2018 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia filipinase ndaloi një motoçikletë për t’i thënë vajzës bjonde që po udhëtonte në të që duhej të mbulohej, pasi nuk lejohej që të vërdallisej me bikini.

Ngjarja ndodhi në ishullin e Boholit, në 26 mars.

Policët i dhanë një copë tradicionale vajzës bjonde që ta vishte sipër. Për këtë vajzë ishte ankuar komuniteti sepse “po bënte xhiro me veshje të papërshtatshme, duke fyer banorët”.

Në komunikatën e policisë thuhet se janë ndaluar “turistë të pacipë”, të cilët janë gjobitur.