Po afrojnë studimet: Islanda fillon shitjen e paketimeve me vezë të gatshme për fërgim, pasi studentët nuk po dinë t’i përgatisin (Foto)

E publikuar: 20/09/2018 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Super-marketet në Islandë kanë nisur të shesin paketimet me vezë të gatshme për fërgim, pasi studentët me paaftësi kulinare, nuk dinë se si përgatiten.

Nëpërmjet të kësaj mase të ngrirë që shitet për dy euro, mjafton vetëm 90 sekonda në furrën me mikrovalë dhe gjithçka është gati, transmeton Telegrafi.

Ata e krijuan këtë produkt, pasi një hulumtim ka gjetur se çdo i treti i ri, nuk di si fërgohet një ve si duhet.

Paketimi me vezët e gatshme për fërgim

Ambalazhi që kushton për 50 cent më shtrenjtë se kutia me tetë vezë, nuk ka nevojë të ngrihet, ndërsa do të jetë e ekspozuar te supat dhe pastat. Raportohet se secila pako, përmban nga katër vezë të rrahura, pak qumësht, krip dhe piper.

Prodhuesit e masës së përpunuar, vendosën ta realizojnë këtë produkt, pasi një hulumtim me 1,000 respodentë ka gjetur se 13 për qind e tyre, nuk dinë të fërgojnë apo ziejnë një vezë.

Vezët janë produkt i rëndësishëm dhe shumë i pëlqyer nga të gjithë, andaj vendosëm ta  bëjmë sa m të lehtë, veçanërisht për studentët që nisin studimet për herë të parë” thuhet në raport. /Telegrafi/