Plotë të rinj adresojnë probleme në LDK

E publikuar: 06/02/2019 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, njëherësh asambleistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, znj. Vlora Dumoshi në zyret e LDK-së ka pritur shumë të rinj të cilët problemet e tyre i adresuan në LDK.

Studentë e maturantë të Prishtinës e rrethinës shtruan dhe diskutuan shumë tema që prekin të ardhmën e tyre, si punësimin, cilësinë e shkollimit, jetën në kohë të lirë; pakënaqësitë me trajtimin e të rinjëve dhe nevojave të tyre nga pushteti komunal i Prishtinës dhe institucionet qendrore.

Të rinjtë u njoftuan nga znj. Dumoshi për organizimin dhe programin e LDK-së, për hapësirën që kjo parti ofron për të rinjtë, për të ndërtuar një vend që ofron perspektivë; shoqëri evropiane dhe rini evropiane. 

Të rinjtë e Prishtinës, çdo ditë po adresohen me besim dhe entuziazëm në Lidhjen Demokratike, si parti e vlerave dhe e qeverisjes së mirë. 

Znj. Dumoshi, së bashku me Sami Salihu kryetarin e degës së katërt të Forumit të Rinisë të LDK-së konstatuan se besimi i shtuar i të rinjëve në LDK dhe në forumin e saj rinor, dhe bashkëbisedimi me të rinjtë janë vlerë e shtuar e LDK-së.
LDK është e përkushtuar për të rinjtë dhe është e përgjegjshme të punojë së bashku me ta për të ardhmen e tyre.