Plot 13.7 miliardë dollarë monedha kriptografike janë shitur që nga fillimi i 2018-ës

E publikuar: 02/07/2018 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shitjet e monedhave dixhitale arritën në 13.7 miliardë dollarë në pesë muajt e parë të këtij viti, ose thuajse dyfishin e atyre që janë shitur përgjatë gjithë 2017-ës sipas PWC Strategy.

Shitjet e 537 ICO-ve këtë vit kaluan atë të 2017-ës prej 7 miliardë dollarësh. Telegram është një prej kontribuuesve më të mëdhenj në shitjet e këtij viti.

Kompania pas aplikacionit shumë popullor të komunikimit ngriti 1.7 miliardë dollarë nga ICO-ja ndërsa EOS mëse 4 miliardë dollarë.

Që nga ICO-ja e parë në 2013-ën, plot 3,470 të tjera janë lançuar dhe mbyllur me sukses. SHBA është vendi lider i ICO-ve ku 56 prej tyre kanë ngritur 1.1 miliardë dollarë në pesë muajt e parë të 2018-ës.

Në Evropë, kryeqyteti i kriptomonedhave është Zvicra ndërsa Britania gjithashtu po fiton terren. /CryptoWorld.al