‘Plisat’ festuan 30 vjetorin, festë në kryeqytet (Foto/Video)

E publikuar: 21/10/2017 01:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozët e klubit Prishtina, ‘Plisat’, kanë festuar 30 vjetorin e themelimit.

Kryeqyteti sot për dallim nga muaji i fundit nuk ka qenë në hijen e zgjedhjeve, por nën hijen e dy ngjyrave, bardh e kaltër, pasi ‘Plisat’ kanë festuar 30 vjetorin.

Një atmosferë e jashtëzakonshme ditën e sotme, ku i gjithë qyteti ishte i veshur bardhe e blu si dhe nuk mungonin as flamurët kuq e zi.

Duke filluar nga sheshi i qytetit dhe pothuajse të gjitha kafenetë kishin marr ngjyrat e klubit.

Festa për 30-vjetorit e krijimit, filloi në orën 18:00 për të kulmuar në orën 20:00 ku u bë edhe ndezja e flakadanëve dhe fishekzjarrëve të panumërta.

Pas këtij momenti në sheshin qendror të Prishtinë ka vijuar koncerti. Një moment me të vërtet unik.

Plisat dhanë fjalën që do të vazhdojnë t’i mbështesin klubet me emrin Prishtina dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Në koncert morën pjesë artistë nga më të famshmit e Prishtinës, ndërsa u udhëheq nga ikona e bukurisë Diellza Kolgeci. /Telegrafi/