Plazhi tajlandez i popullarizuar prej filmave të famshëm, mbyllet përkohësisht shkaku i dëmtimit nga turistët (Foto)

E publikuar: 02/10/2018 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është mbyllur për një kohë të pacaktuar, plazhi më i famshëm në Tajlandë, i popullarizuar nga një film i Leonardo DiCaprios dhe shumë filma tjerë të famshëm, për të parandaluar dëmtimin e mëtejmë që po e bëjnë turistët.

Maya Bay që ndodhet në ishullin Phi Phi Leh, u mbyll gjatë qershorit nga Departamenti Ndërkombëtar i Pyjeve, Botës së Egër dhe Konservimit të Bimëve, teksa mbetet i ndaluar për turistë edhe në një të ardhme të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Autoritetet kanë thënë se koralet në tabanin e detit dhe bimësia janë shkatërruar nga faktori njeri – si pasojë e mbi 5,000 vizitorëve në ditë – ndërsa ambientit i nevojitet kohë më e gjatë për përmirësim, se sa që është parashikuar.

“Mbyllja për vetëm katër muaj, ishte e paefektshme. Duhet së paku një deri në dy vjet mbyllje e plotë, për rikuperimin e koraleve, bimësisë së tokës dhe ujit”, thuhet në raportin e ekspertëve të ambientit.

Kjo mbyllje nuk iu ka pëlqyer aspak kompanive turistike, të cilëve iu janë anuluar shumë vizita, pasi në xhiron e shëtitjeve nuk përfshihet edhe ky plazh shumë i dëshiruar. /Telegrafi/