Plazhi që duket se është i mbuluar me kokoshka (Video)

E publikuar: 10/12/2018 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turistët që e vizitojnë Fuertaventuran e Spanjës dhe duan ta përditësojnë llogarinë e Instagramit, duhet të shkojnë në Corralejo.

Aty do të gjejnë një plazh, që duket sikur është i shtruar me kokoshka, që me shumë arsye edhe është emëruar në gjuhën spanjolle si Gjiri i Kokoshkave, transmeton Telegrafi.

Vizitorëve, nuk iu rekomandohet të ecin këmbëzbathur, nëpër ato që duken si kokoshka të buta, por në fakt janë korale të forta.

Koralet që shkëputen nga thellësia, marrin format gjatë fërkimeve të shumta, derisa përfundojnë në hirin vullkanik dhe rërën e plazhit.

Rezultati, një pamje e mahnitshme e atyre që duken si kokoshka, të cilave iu është hedhur piper i zi. Andaj, jo më kotë edhe është bërë sensacion në Instagram. /Telegrafi/