PlayStation 4 do të zëvendësohet nga një konsolë e re tha Sony

E publikuar: 10/10/2018 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Sony konfirmoi ditën e sotme se kompania që drejton ka nisur punën në një konsolë të re e cila do të pasojë PlayStation 4.


Megjithatë Kenichiro Yoshida nuk specifikoi nëse konsola e re do të quhet PlayStation 5.

Lajmi vjen në një kohë kur Sony dhe rivalët e tij kanë filluar të eksperimentojnë me lojërat “streaming.”


Kompania Japoneze ofron përdoruesve shërbimin PlayStation Now përmes të cilit mund të luajnë titujt e konsolave nga kompjuteri personal.

Microsoft gjithashtu prezantoi Projektin xCloud ku lojërat e Xbox One mund të luhen në telefonë inteligjentë dhe tabletë. /PCWorld Albanian