Plas në Srebrenicë. Mbas luleve, Vucic gjuhet me gurë e këpucë: Vdekje çetnikëve!

E publikuar: 11/07/2015 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas raporteve të gazetarëve të Tanjug,  delegacioni serb dhe kryeministri Vucic u sulmuen me gurë, këpucë dhe shishe me ujë, derisa po vendoste lule në memorialin e viktimave të masakrës së 11 Korrikut në Srebrenicë të Bosnjes.

Në përpjekje për me mbrojtë Vucic’in e shoqnuesit e tij hapën jelekët antiplumb.

Sulmuesit bërtisnin “Allahu ekber” dhe “Vdekje çetnikëve”.

Policia ndërhyni dhe u përlesh me sulmuesit, derisa delegacioni serb u evakuue.