Plas gallata në rrjetet sociale me Thiago Silvan

E publikuar: 28/06/2015 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dikur mbrojtësi më i mirë në botë dhe blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e futbollit në këtë repart, tashmë Thiago Silva vihet në lojë në rrjetet sociale. Qendërmbrojtësi i kombëtares braziliane ishte ai që shkaktoi penalltinë e kthyer në gol nga Derlis Gonzales pas një prekjeje të topit me dorë, një situatë e njëjtë me atë që ndodhi në përballjen me Chelsean në sfidën e kthimit të 1/8 të finaleve të champions league. Nisur nga kjo në rrjetet sociale ironizohet shumë me faktin që mbrojtësi 31 vjecar tashmë duhet të ndërrojë sport, për tiu përshtatur më së miri Basketbollit……

CIkjRo1WEAAfZGkCIi681bWgAAGEuwCIkSsq9WcAAgg9FCIkN_7lUsAAljUHCIi7MBFWwAE5cIQ

Nëse ndaj Chelseat Thiago Silva e shleu gabimin brenda asaj sfide duke shënuar pas penalltisë së shkaktuar golin e kualifikimit, në cerekfinalen ndaj Paraguait nuk mundi të bënte asgjë, teksa Brazili i tij u eleminua pas gjuajtjeve të penalltive.