Plakja është sëmundje, thotë një ekspert mjekësor

E publikuar: 12/12/2017 00:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kështu, çfarë është kjo sëmundje? Është plakja pra, sëmundja më e vjetër e njerëzimit.

Procesi natyror i plakjes është diçka nëpër të cilën të gjithë do të kalojmë, aq shumë sa që shkenca thotë se është e pashmangshme – të paktën për momentin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, shumë shkencëtarë dhe doktorë po mendojnë ndryshe. Madje, një ekspert ka publikuar kohët e fundit një artikull në The Scientist, duke e parë sëmundjen si një sëmundje të cilën mund ta shërojmë.

Dr. Mutaz Musa është një mjek në Kolegjin e Mjekësisë “Albert Ajnshtajn” në Nju Jork. Ai thotë se plakjen duhet ta shikojmë si një gjendje jonormale fizike e cila mund të trajtohet.

Në të njëjtën mënyrë siç e shohim dhe trajtojmë kolesterolin, problemet e zemrës e të tjera, duhet ta trajtojmë edhe dëmin që shkaktohet nga plakja.

Musa nuk është i vetëm në mendimin se plakja është një sëmundje që duhet të trajtohet. Në artikullin e tij ai citon Aubrey de Grey, një shkencëtar kompjuterik dhe biolog i cili ka bërë fushatë që plakja të trajtohet si një sëmundje patologjike, transmeton Gazeta Express.

Një firmë e themeluar së fundmi, Unity Biotechnology, pushtoi titujt e botës pasi siguroi miliona fonde në kërkim të sëmundjeve që vijnë nga plakja. Në veçanti, kjo firmë po kërkon mënyra për të parandaluar procesin e plakjes dhe ngadalësimit të qelizave tona.

Disa studime të reja thonë se proteina të veçanta luajnë një rol të madh në plakjen qelizore, përderisa disa të tjera përfshijnë krijimin e komponimeve që kompensojnë humbjen e energjisë natyrore të shkaktuar nga plakja.

Nëse ky hulumtim dhe inovacion vazhdon, një jetë e gjatë dhe e shëndetshme mund të arrihet në të ardhmen. /Express