Plagosje në Prishtinë

E publikuar: 19/07/2020 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është gjetur i plagosur me armë zjarri në rrugën “Asllan Pireva”, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, ku një person ka raportuar se te hyrja e Parkut kishte gjetur të shtrirë viktimën mashkull i cili ishte i plagosur me armë zjarri.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti po hetohet nga njësitet relevante.