Plagosje me Armë Zjarri në Drenas

E publikuar: 19/01/2018 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Drenas.

Viktima sipas burimeve te KALLXO.com ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Lajmi u konfirmua për KALLXo.com edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tha se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1962.

“I plagosuri është transportuar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari Xh.N. (1962) është arrestuar nga Policia’, tha Ahmeti.