Plagosja në Viti: Dy grupe fillimisht u përleshën edhe me shufra hekuri

E publikuar: 18/07/2018 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona kanë përfunduar të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në komunën e Vitisë.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e kësaj të mërkure në dalje të Vitisë, njofton Klan Kosova.

”Pas përleshjes me fjalë mes dy grupesh, dyshohet se janë rrahur edhe me shufra hekuri ku kanë përfunduar të plagosur me armë zjarri”, ka thënë Ismet Hashani nga Policia rajonale e Gjilanit.

Dy persona fillimisht kanë kërkuar ndihmë në Viti, e më pas në spitalin e Gjilanit.

Personat e dyshuar për plagosje janë të njohur për Policinë e Kosovës dhe që të dy palët janë nga rrethinat apo fshatrat e Vitisë.