Plagoset një person në Prizren

E publikuar: 02/07/2018 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është plagosur në Prizren gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit të Policisë së Rajonit të Prizrenit, rreth orës 11:30 është pranuar një informatë se në rrugën “Ali Hadri” ka pasur të shtëna me armë.

Pas marrjes së informatës policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas raporteve fillestare dyshohet se një mosmarrëveshje në mes dy personave ka eskaluar në përdorimin e armës nga i dyshuari me ç’ rast është plagosur një person.

I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.

Hetuesit policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin e më pas kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari sipas policisë është ndaluar nën masën e arrestit.