Plaçkitësit synonin vjedhjen e një kasaforte në ‘Albi Mall’, vrasin rojen

E publikuar: 30/03/2015 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daut Hoxha nga policia e Kosovës tha se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një person pa shenja jete me plagë të marra në gjoks.
“Sot rreth orës 1:30 pas mesnatës është pranuar informata se në atë lokacion është duke u bërë një vjedhje në proces, ku dhe është raportuar se një person ka marrë plagë në gjoks. Nga mjeku i emergjencës është konfirmuar vdekja, dhe njësitë relevante kanë ndërmarrë veprimet fillestare. Policia me të arrit në vendin e ngjarjes ka intervistuar disa persona dëshmitar. Hetimet me rastin janë duke vazhduar”, ka thënë Hoxha, raporton Express.

Dyshohet se aktin e kryen tre persona të maskuar. Policia po heton rastin.

Merret vesh se plaçkitësit ka pasur për qëllim vjedhjen e të hollave në kasafortën e njërës nga kafenetë në ‘Albi Mall’.

Ai aty mendohet të jenë takuar me rojën, rreth 40 vjeçar, të cilin më pastaj plaçkitësit e kanë qëlluar për vdekje.