PK: Gjatë 24 orëve të fundit, ndaloi 72 persona, të cilët nuk i respektuan masat e vendosura nga autoritetet

E publikuar: 05/05/2020 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ndaloi 72 persona, të cilët nuk i respektuan masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në 11 raste janë hasur 72 persona që dyshohen për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Numri më i madh i personave të ndaluar, sipas policisë, është regjistruar në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe në Prizren.
Në Kosovë, më 4 maj ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit kundër koronavirusit.