Pjesëtari serb i FSK-së rrihet nga dy persona

E publikuar: 08/02/2019 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pjesëtar i FSK-së nga komuniteti serb është sulmuar fizkisht gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Mogillë të Kllokotit, raporton lajmi.net.

Sipas raportit policor, ky pjesëtar  i FSK-së, teksa ishte duke udhëtuar me veturë private, pasi është ndalur në fshat është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur.

Të njëjtit i kanë dëmtuar edhe parafangon e veturës.

Viktima pas pranimit të ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi.

Njësitet policore janë në kërkim të personave të dyshuar.