‘Pjesëmarrjen e BDI-së në Qeveri jemi duke e paguar me gjak!’ (VIDEO)

E publikuar: 11/08/2015 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmi që shkaktohet ndaj shqiptarëve nga ana e huliganëve, është reflektim i një “shkolle politike” që ka vite që funksionon në këtë shtet.Nëse politikanët përdorin fjalë fyese ndaj shqiptarëve si ” shiptari” apo “indianci”, atëherë ata nxisin urrejtje, rrisin gjenerata të cilët nuk kanë se si të na konsiderojnë ndryshe.

Kështu vlerësojnë për televizionin Era, analisti Kim Mehmeti dhe Gazetari Isen Saliu, sipas të cilëve, nëse sulmuesit nuk arrestohen në kohë, atëherë shtohen dyshimet se pas komitëve fshihet dora që shtyp butonin sa herë që ka nevojë për trazira.

Shiko video-kronikën e plotë: