Pjesëmarrja në votime 38 %, PD shkel kodin duke i dërguar sms qytetarëve

E publikuar: 21/06/2015 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

38 % në shkallë vendi ka qënë pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 16:00. Kryetarja Lefteri Luzi ka thënë se baza materiale nuk ka munguar në asnjë qendër votimi. Ndonëse fushata zgjedhore është mbyllur mesnatën e së premtes duke hyrë e shtuna, kjo nuk i ka penguar partitë politike dhe kandidatët e tyre që të shkelin ligjin zgjedhor.

Një fenomen i tillë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku po qarkullon një mesazh që u kërkon qytetarëve të votojnë kandidatin Gjergji Mero dhe PD. “Miq! Mos harroni presionet, bursjet e CEZ, korrupsionin, gënjeshtrat, arrogancën! Votoni Gjergji Mero! Votoni Partinë Demokratike!”, shkruhet në mesazhin e dërguar, me shumë gjasa, përmes një rrjeti kompjuterik, pasi dërguesi del i panjohur. Mesazhe të ngjashme raportohen edhe në Elbasan, Kamzë, por edhe në Tiranë, ku kërkohet vota për kandidatin e pavarur, Arben Tafaji.