Pjesë e pasarelës së zhvilluar në park, u bë edhe një qen shumë miqësor me modelet (Video)

E publikuar: 21/01/2019 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krahas modeleve që defilonin në pasarelën e zhvilluar në një park në Mumbai të Indisë, është bërë edhe një qen endacak.

Megjithëse modelet kishin fustane të gjata të qëndisura me ari, tërë fokusi shkoi te kafsha që ishte shumë miqësor me të pranishmit në skenë, transmeton Telegrafi.

Gjithçka përfundoi pa ndonjë incident, ndërsa qeni u largua para se të paraqitej një aktor shumë i pëlqyer i Bollywoodit.

“Kjo është e vërteta e qenve endacak, injorohen nga të gjithë, ndërsa janë yje të vërtetë” ishte komenti i një organizatë që merret me të drejtat e kafshëve. /Telegrafi/