Pjanic sot nënshkruan kontratën e re me Juventusin

E publikuar: 16/08/2018 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miralem Pjanic do të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin dhe paga e tij do të rritet në 7 milionë euro në vit.

Sipas Mediaset Premium, marrëveshje do të nënshkruhet sot (e enjte) pasi palët tashmë kanë arritur akordin.

Ai marrëveshjes aktuale ia shton edhe një vit, deri në vitin 2022, ndërsa do të ketë rritje të ndjeshme page.

Pjanic aktualisht fiton 4.5 milionë euro në vit, ndërsa do të rritet në 7 milionë euro, aq sa merr shoku i skuadrës Paulo Dybala.

Përmbi ta larg qëndron Cristiano Ronaldo i cili raportohet se merr 30 milionë euro në vit paga.

Pjanic (Getty)

Boshnjaku erdhi te Juventusi në vitin 2016 nga Roma, ku u pagua klauzola e tij nn vlerë 32 milionë euro.

Për Pjanicin këtë verë kishte interesim nga klube te mëdha si Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por të gjitha u refuzuan. /Telegrafi/