Pitt thyen heshtjen: Jolie po rrezikon jetën e gjashtë fëmijëve!

E publikuar: 25/12/2016 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse Brad Pitt deri më tani është përmbajtur duke mos komentuar shkurorëzimin me Angelina Jolien, duket se më në fund ka vendos të kundërpërgjigjet.

Në fakt, pasi Angelina akuzoi ish-partnerin për sulm fizik ndaj të birit Maddox, varësisë nga droga dhe alkooli, Pitt më në fund vendosi të thyej heshtjen.

Më konkretisht, aktori hollivudian ka paraqitur një kërkesë në gjykatë që Jolie të mos flas publikisht rreth shkurorëzimit.

“Jolie duket se nuk ka mekanizëm të vetë-kontrollit, të cilat parandalojnë informacionet të dalin në publik. Ajo nuk e kupton se të dy prindërit janë të famshëm dhe se zbulimi i tillë, nuk do t’i poshtëroj gjashtë fëmijë, por do t’i vë në rrezik. Cila nënë e mirë do t’ia këtë fëmijëve të tyre?”, thuhet në kërkesën e Pitt drejtuar Gjykatës.

Kujtojmë se çifti është shkurorëzuar muaj më parë pas një kohe të gjatë të mosmarrëveshjeve. /Telegrafi/