Pitoni katër metra gëlltit një lloj kanguri në Australi (Video, +18)

E publikuar: 13/02/2019 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një piton gjigant është gjetur duke gëlltitur një lloj kanguri të vogël në oborrin e një shtëpie në Australi, e ky moment rrëqethës është filmuar me telefon kurse pamjet janë bërë virale.

Banori i qytezës Flying Fish Point në Queensland i kishte telefonuar ekipeve të specializuara për kapjen e reptilëve, pasi në oborrin e tij gjeti pitonin katër metra duke tentuar ta gëlltit edhe qenin e tij, transmeton Telegrafi.

Por duke se reshjet e shpeshta të shiut, bëjnë që kjo zonë të përmbytet dhe nga uji të dalin krijesa të ndryshme që u shkaktojnë probleme banorëve.

“Kur mbërritëm në vendin e ngjarjes mbeta i habitur me përmasat e pitonit. Por aty e kuptuam se qeni kishte shpëtuar kur një lloj kanguri ishte viktima e tij”, ka deklaruar John Boettcher, 43-vjeç, specialist në kapjen e gjarpinjve.

Australia është “shtëpia” e mijëra pitonëve të këtij lloji që mund të rriten deri në tetë metra ,edhe pse konsiderohet si një gjarpër johelmues. Megjithatë mjafton një kafshim që çfarëdo kafshe ta gëlltis për pak sekonda. /Telegrafi/