Pitoni gjigant gëlltit pulën (Video, +18)

E publikuar: 12/12/2018 00:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Videoja e cila shfaq pitonin gjigant duke e gëlltitur një pulë është bërë virale në internet.

Ajo është postuar nga Tony Harrison që njihet si “gjuetari i gjarpinjve”, dhe shfaq pitonin i cili me vetëm një kafshim gëlltit pulën në oborrin e një shtëpie tij, transmeton Telegrafi.

Harrison ishte telefonuar që të intervenojë, pasi pronari i shtëpisë kishte zënë pitonin duke ia masakruar zogjtë e pulës, dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes ai ishte dëshmitar se si pitoni e gëlltit pulën.

Sipas ekspertit të gjarpërinjve ky lloj pitoni “gëlltit” çdo krijesë, edhe nëse ka trup shumë të madh. /Telegrafi/