Pistorius: Është e tmerrshme ajo që bëra, bashkëjetojë përherë me pasojat e ngjarjes tragjike!

E publikuar: 06/09/2016 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oscar Pistorius rrëfehet publikisht në një intervistë të gjatë në televizion, ngjarjen tragjike ku ekzekutoi të fejuarën e tij, Reeva Stenkamp. Fjali pas fjalie ai rindërtoi ngjarjet sipas versionit të tij. Ish kampioni paralimpik e nisi rrëfimin me kujtimet që ka nga ish e fejuara, e cila u ekzekutua me pistoletë në shtëpinë e atletit natën e 14 Shkurtit të vitit 2014. Në 6 Korrik të këtij viti ai u dënua me 6 vjet heqje lirie për krimin e bërë, por Pistorius në intervistën e tij hedh poshtë shumë akuza të prokurorisë dhe shpjegon se ai e kishte të paundur të hidhte përdhe derën e tualetit pa ndihmën e protezave.

“Do të kisha pranuar 10 vjet heqje lirie për vrasje me dashje por nuk arrij as ta mendoj një gjë të tillë. Ajo çfarë bëra ishte e tmerrshme sepse i shkaktova një dhimbje të madhe familjes së saj dhe times. Natën ëndërroj sikur fle përkrah saj por kur hap sytë e kuptoj se ajo nuk është më. Ëndrrat e lumtura janë më të këqija se mankthet”.

Pistorius duhet të bashkëjetojë përherë me pasojat e ngjarjes tragjike edhe pse ligjërisht beteja nuk është mbyllur ende. Tashmë organi i akuzës ka ndryshuar versionin, duke kërkuar 15 vjet heqje lirie për vrasje me dashje, por Pistorius kërkon që gjykata ti japë një mundësi për të treguar sërish se ai mund të jetë një shembull për shoqërinë.

“Nëse do të më vijë një ofertë për të ndihmuar shoqërinë do ta prisja me kënaqësi. Më pëlqen të ndihmoj njerëzit në nevojë sepse edhe Reeva do të donte që unë të bëja një jetë të tillë”.