Pis i poshtër…!

08.09.2016 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pis i poshtër…!

Nëse Vetëvendosja e përmend edhe një herë (vetëm edhe një herë), mundësinë që Kosova të ‘kthehet nën Serbi’, atëherë mos vet…

Shkruan: Kimete Berisha

Dikush, definitivisht, prej sotit, duhet të na mbrojë nga ‘ta.

As ëndërr nuk guxon me pa shqiptari se Kosova ‘mund të kthehet nën Serbi’.

As si endërr, as si ide, as si hiç kjo fjalë nuk bën të përmendet. Kjo fjalë duhet të jetë e ndaluar me ligj.

Ideja e Vetëvendosjes (dhe e Serbisë), se Kosova ‘mund të kthehet nën Serbi’, sepse sipas tyre Kosova nuk është e aftë të jetë shtet, është ‘fundi i një tregimi’ për këtë Lëvizje që deri në këtë moment nuk e kam ditur as nuk kam besuar të jenë kaq të rrezikshëm sa të mund të shprehen për Kosovën, si Shesheli dhe armiqtë më të tmerrshëm të shtetit tonë.

Shteti i Kosovës duhet të na mbrojë nga kjo ide, nga kjo çmenduri, duhet të na mbrojë nga këta njerëz.

Dikush duhet ta mbrojë Kosovën nga kjo arrogancë e krisur e Lëvizjes Vetëvendosje!
Në Francë, askush nuk guxon (se është e ndaluar me ligj), t’ia vë emrin e Napoleonit derrit të tij, kurse në Kosovë një Lëvizje politike flet për Kosovën si Tarabiqët e Serbisë dhe kurrgjë-kurrkujt.

Erzen Vraniqit (a kush është ai) ‘nxijani’ jetën, duke i treguar idiotit se Kosova asnjëherë nuk ka qenë nën Serbi.

Asnjëherë, për asnjë moment!

Prandaj, s’ka si kthehet nën Serbi!

Veç Noel Malkolmin ta kish lexuar, e kish ditur kaq punë, se Kosova asnjëherë nuk ka qenë nën Serbi…:

‘Kosova ligjërisht kurrë s’ka qenë e bashkuar me shtetin serb.

Kur u pushtua Kosova gjatë viteve 1912-13, në Serbi, ishte në fuqi ende kushtetuta e vitit 1903…’

(s’po e zgjas më shumë për nenin 4 të kësaj kushtetute çka thotë, se shqiptarët preferojnë vetëm statusa të shkurtë).

‘E vërteta e çuditshme është se Kosova nuk është inkorporuar legalisht në Serbi as në bazë të kriteteve të ligjit ndërkombëtar’ (NM).
Kështu që, mos hani shumë tortë!

E Bashkim kombëtar Po, por nuk bëhet bashkimi i shqiptarëve me ‘fore të Sheshelit’!

P.S. Kurrë votë shqiptari nuk keni me marrë…nëse nuk distancoheni nga ky pis!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Reshitaj i reagon Haki Abazit: Kurrë s’kam punuar kundër interesave të shtetit

Reshitaj i reagon Haki Abazit: Kurrë s’kam punuar kundër interesave të shtetit

Lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Selimi: Në asnjë situatë UÇK nuk ka pasur më shumë se 20 mijë luftëtarë

Selimi: Në asnjë situatë UÇK nuk ka pasur më shumë se 20 mijë luftëtarë

Molliqaj e quan ‘papagall koti’ Glauk Konjufcën

Molliqaj e quan ‘papagall koti’ Glauk Konjufcën

Lëndët e pakryera të EULEX-it pritet që deri në fund të viti të transferohen tek prokuroria vendore

Lëndët e pakryera të EULEX-it pritet që deri në fund të viti të transferohen tek prokuroria vendore

Veseli në Pejë, Deçan e Klinë: Nuk mund të ketë zhvillim e integrim të vendit, pa besuar në shtetin e Kosovës

Veseli në Pejë, Deçan e Klinë: Nuk mund të ketë zhvillim e integrim të vendit, pa besuar në shtetin e Kosovës

Limaj dhe Shala fillojnë ndërtimin e zonës ekonomike në Suharekë

Limaj dhe Shala fillojnë ndërtimin e zonës ekonomike në Suharekë

Sindikatat mbështesin heqjen e 1 Majit nga lista e ditëve të pushimit

Sindikatat mbështesin heqjen e 1 Majit nga lista e ditëve të pushimit

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Policia vazhdon me aktivitete vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia vazhdon me aktivitete vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Akrepat e orës do të kthehen një orë prapa

Akrepat e orës do të kthehen një orë prapa

Lekaj inauguron projektin rrugor më të madh në Pejë, mungon Muhaxheri

Lekaj inauguron projektin rrugor më të madh në Pejë, mungon Muhaxheri

Ministri Tahiri: Drejtësia s’do të jetë më barrë për bizneset

Ministri Tahiri: Drejtësia s’do të jetë më barrë për bizneset

Bie numri i azilkërkuesve kosovarë në shtetet e BE-së, për tetë muaj mbi 2 mijë kërkesa

Bie numri i azilkërkuesve kosovarë në shtetet e BE-së, për tetë muaj mbi 2 mijë kërkesa

Arrestohen 4 persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth dhjetëmijë franga zvicerane që dyshohet të jenë të falsifikuara

Arrestohen 4 persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth dhjetëmijë franga zvicerane që dyshohet të jenë të falsifikuara

Delegacioni FSK-së u prit në takim zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë

Delegacioni FSK-së u prit në takim zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë