Pirlo: Ky është Juventusi që dua

E publikuar: 19/12/2020 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andrea Pirlo konfirmon se “ky është Juventusi që ai dëshironte të shihte” pasi dërrmoi Parmën me rezultat 4-0.

Kjo ishte ndoshta performanca më e mirë e “Bianconerëve” në këtë sezon të Serisë A deri më tani.

Kur Parma krijoi raste, Gigi Buffon ishte vigjilent dhe reagoi me pritjet e tij, pavarësisht faktit që ai mbush 43 vite muaj muajin tjetër.

“Ronaldo ishte mjaft i zemëruar me veten e tij pasi humbi një penallti, por për fat të mirë ai nuk kishte shumë kohë për ta kujtuar atë dhe menjëherë fitoi shansin të tregonte se sa shumë i pëlqen të shënojë gola,” tha Pirlo për “DAZN.”

“Ne nuk ishim të kënaqur me rezultatin e së mërkurës, por performanca ishte e mirë. Këtë mbrëmje kemi dashur të rimarrim pikët që kemi humbur kundër Atalantas dhe mendoj se e arritëm atë. ”

Pirlo u pyet nëse ky ishte Juventusi që ai dëshironte të shihte me stilin e futbollit që kishte në mendje që nga fillimi.

“Këtë mbrëmje ishte Juventusi që doja të shihja. Na duhej ta fitonim këtë lojë, sulmuesit tanë Cristiano dhe Alvaro të dy duhej të ktheheshin te goli. Ne kishim nevojë të punonim si grup dhe Aaron Ramsey gjithashtu kishte një lojë vërtet të mirë.”

“Ne po arrijmë ngadalë në atë që duam të gjithë, jo vetëm unë, por edhe lojtarët. Më pëlqen veçanërisht presioni i lartë kur kundërshtarët kanë topin, ne mund ta fitojmë atë shpejt dhe kjo na lejon të kontrollojmë lojën.”, tha në fund Pirlo.