Pirja e çajit të zi dhe efektet pozitive në shëndet

E publikuar: 21/01/2016 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çaji i zi, sikurse ai i gjelbër, mblidhet nga një bimë e quajtur camellia sinensis. Gjethet e çajit të zi janë të mbushura në atë mënyrë që kur kur hasin në kontakt me ujin ato lëshojnë ngjyrë të zezë. Çaji i zi ka përmbajtje shumë të vogël të kafeinës, gjë që është mirë për qarkullimin e gjakut.caji-300×199 caji

Çaji i zi është i përbërë nga floruri një tjetër element që mundëson shëndet më të mirë të gojës dhe eshtrave. Për dallim nga çaji i gjelbër, çaji i zi në momentin që përpunohet eliminon të gjithë antioksidantët që ekzistojnë në të.

Çaji i zi jo vetëm ndihmon në luftimin e baktereve por po ashtu e forcon imunitetin. Çaji sikurse shumica e pijeve të tjera e hidraton trupin e konsumi i çajit të zi në veçanti ndihmon në hidratimin e lëkurës. Ky lloj i çajit po ashtu ndihmon në balancimin e hormoneve të cilat çrregullohen nga streset e ndryshme.

Kjo pije jo vetëm që ka veçori anti-inflamatore por mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në tru dhe e balancon nivelin e kolesterolit në gjak.