Pireva: Programi i LDK-së për sportin ka në fokus ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive

E publikuar: 08/02/2021 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së për deputet,  Avdi Pireva ka thënë se programi i LDK-së është hartuar nga ekspertët e fushave përkatëse.

Ai ka thënë se në programin e LDK-së për sportin ka në fokus ka ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive.

Postimi i plotë i tij:

Programi i LDK-së me të cilin garojmë̈ për të qeverisur me vendin është hartuar nga ekspertēt e fushës nga secila lēmi.

Programi për sportin parasheh strategji te qartë të analizuar dhe projektuar në mënyrë profesionale dhe mbi nevojat reale të domosdoshme të zhvillimit për sportin.

Programi i LDK-së për sportin  në fokus ka ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive, kujdes  të veçantë  në edukimin  e arsimimit fizik në nivelin e shkollimit parashkollor, fillor , të mesëm e universitet.

Objektiv strategjik, në  bashkëpunim  me KOK dhe me federata, do të  mundësohet:

-Ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore, në rend të  parë për trajnerët e administratorët e sportit.

-Përmiresimi i infrastrukturës  sportive në linjë me kërkesat e Federatave Ndërkombëtare.

-Masivizimi i sportit.

-Ligjin për menaxhimin e objekteve sportive e partneritetit publiko-privat.

Krejt këto e shumë më shumë arrihen me LDK 132  dhe me mua në Parlament.