Piraj: Lufta për poste ia humbi vlerën Qeverisë në ardhje

E publikuar: 07/12/2019 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronari i ” Meka Halal Food” Burim Piraj, ka kritikuar akterë politik ata të cilët sipas tij po neglizojnë dhe po e bllokojnë formimin e Qeverisë së Kosovës, duke i vënë interesat përsonale e partiake para atyre shtetërore.

Kërkesën e LDK’së ndaj Vetëvendosjes, që ta ketë në marrëveshje edhe postin e Presidentit, Piraj e cilëson si vepër të keqe.

Ai, ka kërkuar nga partitë që janë në negociata që ta kenë parasysh kushtetutën e Kosovë, si aktin më të lartë juridik, i cili e parasheh mirë se si zgjedhet Presidenti i vendit.

Afaristi Piraj, e dëshiron një President konsensual ashtu siç parashihet, ndërsa nuk beson se i till mundet të vij nga ‘pazaret’ politike.