Pique: Ky lojtar duhet ta fitoj Topin e Artë

E publikuar: 23/05/2017 07:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique shpreson se portieri italian, Gainluiggi Buffon të jetë fituesi i Topit të Artë, transmeton IndeksOnline.

Spanjolli mendon se një gjë e tillë mund të arrihet shumë lehtë për shkak se Buffon ka fituar Serie A-n dhe Kupën e Italisë, ndërsa është në garë për titullin e Ligës së Kampionëve.

“Do të kishte qenë shumë mirë nëse trofeun e fiton Buffon. Ai ka fituar ligën, Kupën e Ligës dhe mund ta fitoj Ligën e Kampionëve. Ai e meriton këtë sepse është portieri më i mirë”, ka thënë Pique.

Sa i përket finales, lojtari i Barcelonës thotë se do të jetë një ndeshje e fortë dhe sigurisht që favoriti i tij për ta fituar këtë duel është Juventusi.