Pique: Guardiola kishte të drejtë për Messin

E publikuar: 07/05/2015 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique thotë se Pep Guardiola kishte të drejtë kur ai tha se Lionel Messi është i pandalshëm.

Messi shënoi mbrëmë dy gola kundër Bayernit, ndërsa Guardiola kishte thënë para ndeshjes se nëse argjentinasi është në formë, atëherë ai është i pandalshëm. ”Guardiola kishte të drejtë. Messi është i pandalshëm. Ne luajtëm një ndeshje senzacionale”. ”Në mbrojtje ne ishim të fortë, mirëpo në pjesën e parë ishim të dobët. Ndërsa në pjesën e dytë ne u ringjallëm dhe shfrytëzuam shanset tona”, tha Pique pas ndeshjes./veqsport.com/