Pique edhe zyrtarisht blen një klub futbolli, bëhet president i FC Andorra

E publikuar: 31/12/2018 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka zgjeruar biznesin e tij.

Ish-reprezentuesi spanjoll edhe zyrtarisht ka blerë klubin e futbollit FC Andorra me seli në Kataluni.

Pique këtë klub e ka blerë përmes kompanisë së tij Kosmos.

“Asambleja e përgjithshme e FC Andorra ka miratuar njëzëri transmetimin e aseteve të saj në favor të një kompanie me investitorë të ndryshëm , përfshirë Kosomos”.

Gerard Pique . (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Kosmos përshëndet vendimin e marrë nga klubi. Kompania shton këtë projekt në portofolin e saj global lidhur me ndërmarrjet sportive, mediale dhe argëtuese”, thuhet në deklaratën e kompanisë së mbrojtësit katalunas.

FC Andorra është themeluar në vitin 1942 dhe luan në Divizionin e parë rajonal të Katalunisë.

Klubi katalunas ka kaluar 14 vite në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll para se të tërhiqej.

Kujtojmë që Pique në të ardhmen synon të jetë edhe president i klubit të tij aktual Barcelona. /Telegrafi/