Pink: Presidenti Trump nuk përfaqëson gjysmën e vendit tonë, kjo nuk është Amerika

E publikuar: 04/06/2020 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që prej javës së kaluar, këngëtarja Pink, ka qenë shumë e zëshme në mbështetjen e saj për lëvizjen ‘Black Lives Matter’, duke ndarë disa postime në Instagram dhe duke përkrahur ‘hashtag’ të ndryshme në lidhje me vrasjen e George Floyd.

Të mërkurën, krijuesja e hitit “So What”, 40-vjeçare iu drejtua ndjekësve të saj me një video në rrjetin social, Twitter.

“Si mund ta quaj dikush veten patriot ose një amerikan nëse rizgjedhni një president që nuk qeveris, që nuk respekton ose përfaqëson gjysmën e vendit tonë?”, tha ajo, duke iu referuar mbështetësve të Presidentit Trump.P!nk@Pink

Embedded video

22.3KTwitter Ads info and privacy4,144 people are talking about this

“Kjo nuk është Amerika. Kjo është Amerika juaj. Kjo nuk është Amerika”.

Pink vazhdoi duke thënë se disa ‘adhurojnë flamurin e konfederatës, i cili nuk është flamuri ynë dhe nuk do të jetë kurrë’.

“Ose ju jeni një hipokrit që nuk e kuptoni patriotizmin ose çfarë do të thotë të jesh amerikan”, vazhdoi Pink. “Kjo është e vërteta”.

Të dielën, këngëtarja ndau një postim të shkruar nga Billie Eilish, në të cilin 18-vjeçarja kishte reaguar për ‘All Lives Matters’.

Ndërkohë që, në komente disa nga ndjekësit e Pink shprehen mosmarrëveshjet e tyre.

Ndjenjat e Pink vijnë mes protestave në të gjithë vendin si përgjigje për vrasjen e George Floyd, i cili vdiq pasi oficeri i policisë, Derek Chauvin, ia vuri gjurin në qafë për afro tetë minuta.