Piloti zbulon se cilat janë vendet më të mira për tu ulur në aeroplan – dhe cilat duhet shmangur!

E publikuar: 05/04/2018 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e linjave ajrore ofrojnë mundësinë për të rezervuar vendet përpara se të fluturojnë.

Ndonëse mund të duket e panevojshme ta bësh këtë zgjedhje, përcjell Telegrafi, në fakt ka shumë përfitime për ta bërë këtë.

Pjesa ku rri në aeroplan mund të ndikojë në gjumin tuaj, shtrirjen e këmbëve dhe sa i ndjesh turbulencat.

Prandaj, cilat pjesë në aeroplan duhet të synoni të uleni?

Piloti i kompanisë ajrore, Jonny Knowlson, ka treguar se cilat pjesë ju duhet të rezervoni nëse doni të përjetoni fluturimin e jetës suaj.

Këtu janë këshillat e tij

Uluni nga krahët

Nëse jeni të prirur për të ikur nga ankthi ose sëmundja e udhëtimit, gjithmonë përpiquni të uleni nga krahët e aeroplanit.

Kjo zonë në aeroplan është e goditur më së paku nga turbulencat.

“Duke qenë më afër qendrës së masës së aeroplanit, ndërsa ai përballët me forca të tilla si ngritja, era, graviteti, do të thotë që jeni të vendosur mirë për një udhëtim të qetë”.

Shmangni uljen afër motorit

Ata që rrinin më afër motorit të aeroplanit mund ta kenë më të vështirë për të bërë ndonjë sy gjumë.

Nëse jeni i lehtë në gjumë, është e këshillueshme që të merrni vende sa më afër pjesë së përparme të aeroplanit.

Gjithsesi, ndërkohë që mund të mendoni se rreshti i parë është më i miri për këtë, mund të shqetësoheni nga udhëtarët që përdorin tualetin gjatë udhëtimit.

“Pjesa më e mirë për të fjetur është ndoshta larg zhurmës së tualeteve”.

Uluni afër daljes emergjente

Pasagjerët që shpresojnë të shtrihen gjatë fluturimit duhet gjithmonë të kërkojnë vende për dalje emergjente.

Këto pika shpesh kanë pjesë shtesë, duke u ofruar atyre një zgjedhje pasagjerëve më të gjatë.

Megjithatë, përcjell Telegrafi, një pengesë e uljes afër këtyre daljeve të sigurisë është që shpesh ju kërkohet të mbani zonën të pastër.

Kjo do të thotë që artikujt tuaj të bagazheve të dorës ka të ngjarë të vendosen në dollapët lart gjatë fluturimit.

Uluni në të majtë

Ata që kërkojnë të zbresin nga aeroplani shpejt duhet të përpiqen të rezervojnë vendet në të majtë.

Dyert e aeroplanit kanë tendencë të jenë në këtë anë, duke e bërë më të lehtë për ju që të bëni një dalje të shpejtë. /Telegrafi/