Pikturat e Hitlerit në shitje, por askush nuk është i interesuar

E publikuar: 11/02/2019 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë piktura që thuhet të jenë krijuar nga lideri nazist Adolf Hitler nuk arritën të shiten në një ankand në Gjermani. Shtëpia e ankandit Weidler shpresonte të merrte 45,000 euro nga punimi më i shtrenjtë.

Ankandi u mbajt në Nuremburg, qyteti gjerman i njohur dikur per tubimet famëkeqe hitleriane e qe me pas u kthye ne vendin ku udhëheqësit naziste u gjykuan per krime lufte.

Akuzat e falsifikimit ishin ato qe e dëmtuan ankandin, ndërsa vetë kryebashkiaku i qytetit Ulrich Maly e përshkroi atë si “diçka që lë shije të keqe”.

Shitja përfshiu edhe objekte që thuhet të kenë qenë në pronësi të diktatorit, ndër të cilat edhe një vazo dhe një karrige kashte, me zvastikën në krahun e saj.

Tregimi në publik i simboleve naziste është kundër ligjit në Gjermani, me përjashtimin e rasteve kur kjo bëhet ne disa kontekste si për arsye mësimore apo historike. Shtëpia e ankandit arriti të mos e shkelë ligjin duke i integruar simbolet në katalogun e saj. /tch/