Piktura e ‘shëmtuar’ që u la në dhomën e papërdorur për vite, u shit për 600 mijë euro (Foto)

E publikuar: 08/03/2018 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëshortet anonim nga Oxfordshire e Anglisë, pikturën që e konsideronin të shëmtuar, e kishin lënë për vite të tëra në një dhomë që nuk e përdornin, u befasuar kur e shitën për 600 mijë euro.

Ata e kishin ftuar një njohës të gjërave të lashta, për të vlerësuar disa orendi, i cili vërejti se në këtë punim është i vizatuar Shën Gjon Evangjelisti, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, ekspertët menduan piktura e panënshkruar, i përket shekullit të XIX-të. Hulumtimet e detajuara, treguan se është për dy shekuj më e vjetër, ndërsa mund të jetë punuar nga studenti i renesancës Anthony van Dyck.

Piktura e lashtë

Pikturën e kishin vënë në ankand për pesëmijë euro, ndërsa ofertat vazhdonin të rriteshin me shpejtësi.

Në të njëjtën kohë, pronarët po e shikonin procedurën prej telefonit, derisa po udhëtonin me veturë. Për pasojë, ata gati dolën nga rruga, kur çekani ra në ofertën prej 600 mijë eurosh.

Me paratë e fituara, ata mendojnë ta rinovojnë shtëpinë në periferi, të cilën donin ta shisnin sepse nuk kishin mjete për ta mirëmbajtur. /Telegrafi/