Pikëpyetje mbi mënyrën e reagimit ndaj Koresë së Veriut

E publikuar: 04/12/2017 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe forcat ajrore të Koresë së Jugut nisën të hënën stërvitjet më të mëdha të përbashkëta të zhvilluara ndonjëherë, analistët kanë ngritur pyetje të shumta.

Ata pyesin nëse prova e fundit me raketë e Koresë së Veriut shënon një shkelje të asaj që Koreja e Jugut e quan një vijë të kuqe, pra nëse raketa ka qenë e aftë të pajiset me një mbushje bërthamore. Ata pyesin gjithashtu se ç’mund të bëhet për t’iu kundërvënë kësaj.

Manovrat e tanishme ushtarake, që do të vazhdojnë 5 ditë, janë stërvitje që kryhen çdo vit dhe janë planifikuar kohë më parë. Këtë vit ato përfshijnë më shumë se 230 avionë luftarakë dhe një personel ushtarak amerikan prej 12 vetësh që u bashkohen trupave të Koresë së Jugut.

Ato zhvillohen më pak se një javë pasi Pheniani lëshoi me sukses raketën e tij më të avancuar ndërkontinentale dhe e shpalli veten fuqi bërthamore, një status që SHBA e kanë quajtur të papranueshëm.

Koreja e Jugut tha se stërvitjet do të përfshijnë sulme të simuluara kundër objekteve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.