Pija që ndalon fryrjen e stomakut dhe gazrat

E publikuar: 17/11/2017 04:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përbërësit:

Gjysmë ananasi (i vogël për nga madhësia);

Gjysmë koke apo 2 kërcej kopër;

2 kërcej selino me gjethe;

1 pjesë rrënjë xhenxhefili, të madhësisë 2-3 centimetra.

Të gjithë përbërësit i përzieni. Shtoni pak ujë, sipas nevojës, që masa të jetë e lëngshme.

Konsumojeni në lukth të thatë derisa dhimbjet nuk zhduken. Madje, këtë mund ta bëni deri në momentin kur flora e zorrës në tërësi të mos ripërtërihet.

Ananasi është i pasur me enzima, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit. Selino parandalon mbajtjen e ujit dhe gromësimat. Kopra dhe xhenxhefili ndikojnë në pastrimin e florës së zorrës. Mu për këtë arsye ky kombinim i fortë mund të zgjedhë problemin e fryrjes në stomak dhe problemeve me tretjen e ushqimit.