Pija “magjike” me 4 përbërës që pastron mushkëritë sado vite të keni pirë duhan

E publikuar: 13/10/2017 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse prej disa vitesh me radhë jeni duhanpirës, dëmi që u keni bërë rrugëve respiratore është shumë i madh, por jo i pakthyeshëm. Katrani që ka mbulua cipën e mushkërive mund të shkaktojë dhimbje gjoksi, koll, bronkit e deri në qeliza kancerogjene.

Pasi të keni hequr dorë nga cigarja, apo ta keni rralluar këtë të fundit, ju duhet të përshpejtoni procesin e pastrimit të mushkërive duke pirë pijen magjike që Living do të japë më poshtë.

Xhenxhefili: Kjo rrënjë ka aftësinë për të eliminuar mukozën shtesë në mushkëri. Xhenxhefili ka qenë i njohur për fuqitë e tij të veçanta shëruese dhe mund të eliminojë toksinat që mund të gjenden në traktin tuaj të frymëmarrjes.

Qepa: Mund të lejtësojë simptomat e problemeve të ndryshme të frymëmarrjes dhe madje mund të ndihmojë në luftimin e kancerit.

Shafran i Indisë konsiderohet si një nga erëzat më të fuqishme. Shafran i Indisë përmban acide yndyrore omega-3, vitamina dhe minerale. Mund të luftojë bakteret, viruset dhe qelizat kancerogjene.

Për këtë recetë, do t’ju duhet:

Një kilogram qepë

Një rrënjë e vogël xhenxhefil

Shafran i Indisë

Një litër ujë

400 gram mjaltë

Në një litër ujë, shtoni mjaltin dhe vendoseni në zjarr.

Kur uji të fillojë të vlojë shtoni qepën dhe rrënjën e xhenxhefilit. (Qepa dhe xhenxhefili duhet të jenë të prerë)

Shtoni shafranin e Indisë kur përzierja të vlojë sërish.

Ulni zjarrin dhe lëreni përzierjen derisa të përgjysmohet.

Hiqeni nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur hidheni në një kavanoz.

Kjo pije duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet konsumuar nga një lugë në mëngjes esëll dhe në darkë përpara se të hani.