Pija e përditshme që mund të jetë shkaktari i dhimbjes së lukthit dhe fryrjes së barkut

E publikuar: 13/02/2019 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e njerëzve mund të përjetojnë fryrje barku herë pas here. Te disa ndodh ndonjëherë pasi të kenë ngrënë ndonjë shujtë të madhe, por për disa tjerë mund të jetë ndodhi e zakonshme.

Fryrja e barkut zakonisht është rezultat i konsumimit të ushqimit që me vështirësi tretet, transmeton Telegrafi.

Kjo mund të përfshijë ushqimet e pashëndetshme, por edhe disa më të shëndetshme mund ta shkaktojnë këtë, si lakra, brokoli, etj. Edhe qepët me hudhrat dhe fasulet janë shkaktarë të zakonshëm të barkut.

Kur flasim për pijet, ato të karbonizuarat si birra dhe pijet e ëmbla mund të shkaktojnë fryrje me dhembje, pasi që krijojnë gaz të tepërt.

Megjithatë, një pije e zakonshme dhe e përditshme mund të jetë gjithashtu shkaktar i fryrjes së barkut – kafja!

Kafja është pija më e popullarizuar anë e mbanë botës, ku 2 miliardë kafe besohet të konsumohen çdo ditë.

Ndonëse kafeina që gjendet në kafe i rritë nivelet e acidit në lukth, që faktikisht e ndihmojnë tretjen, lëngjet gastrike mund t’i irritojnë disa organe të brendshme nëse jeni duke konsumuar kafe në lukth bosh.

Pra, shumica e njerëzve pinë kafe posa të zgjohen në mëngjes, por kjo gjë vetëm sa mund t’ua fryjë barkun.

Fryrja e barkut mund të keqësohet nëse i shtoni qumësht apo krem kafesë, sepse shumë njerëz kanë probleme ta tretin laktozën. /Telegrafi/