Pickimi i merimangës së vogël, i shkaktoi pasoja serioze dhe të dhimbshme (Foto, +18)

E publikuar: 18/09/2017 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Claressa Coleman nga Arkansas e Shteteve të Bashkuara, ka pësuar dhimbje të mëdha dhe për një muaj ishte e shtrirë në spital, pasi u pickua nga një merimangë e vogël.

Derisa ishte duke fjetur, 33-vjeçarja ndjeu një therje në krah, por u kthye sërish në gjumë, transmeton Telegrafi.

Të nesërmen shkoi në punë si zakonisht, por pasi ka vjellë gjatë tërë kohës dhe u detyrua të kthehej në shtëpi.

Plaga që iu trajtua për një muaj

“Ndalova në pompë benzine që të pushoj, mirëpo humba vetëdijen dhe e gjeta vetën në spital”, ka shpjeguar Coleman lidhur me rastin.

Merimanga e kishte pickuar në arterie, ndërsa ajo ishte alergjike në helmin e këtij insekti.

Pas trajtimit të gjatë dhe pastrimit të gjakut, gjendja saj i është kthyer normalitetit. /Telegrafi/