Piceria ofron 500 euro për ata që mund ta përmbushin sfidën, mbi 100 persona dështuan garën (Video)

E publikuar: 28/10/2018 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë ata që mund ta përfundojnë pisën dhe dy përzierje qumështi, në një piceri të Dublinit të Irlandës, do të shpërblehen me 500 euro.

Sfida po duket shumë e lehtës, por mbi 100 vet provuan dhe dështuan ta hanë të vetëm picën me diametër prej 80 centimetrash, transmeton Telegrafi.

Pronarët e lokalit pretendojnë se askush nuk mundet ta përfundojë këtë sfidë, teksa e kanë listën e tërë atyre që menduan se mund ta hanë pa u ndalur.

Cormac O’shea i hëngri tri copa, apo një të katërtën, ndërsa nuk provoi asnjërën prej përzierjeve të qumështit.

“Ishte sfidë më e vështirë, se mishi i mbështjellë i pulës që e kam përfunduar më parë. Por, do të kthehem sërish” ka thënë O’Shea.

Në këtë piceri është edhe ‘Muri i Famës’ që ka mbetur i zbrazët, pasi asnjëri prej sfiduese nuk arriti të fitonte. /Telegrafi/