Piatek i mahnitur nga atmosfera si lojtar i Milanit

E publikuar: 05/02/2019 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krzysztof Piatek është sensacioni i sezonit 2018/19 në Serie A, por edhe në ligat e mëdha evropiane.

Polaku ishte thjesht fantastik në gjysmën e parë të sezonit me Genoan dhe pas paraqitjeve të mira iu bashkua Milanit për 35 milionë euro.

“Kam shënuar gola në Serie A, ky është presoni që kam zgjedhur. Duhet të adaptohem, por natyrisht që nuk do të ndryshoj. Do jem gjithmonë personi i njëjtë dhe do të punojë si më parë”, ka thënë Piatek për Foot Truck.

Festa e Krzysztof Piatek te goli ndaj Napolit në Kupën e Italisë (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Milani? Seedorfi më kërkoi për një fotografi. Është fantastike që personat si ai dëshirojnë të falsin me mua, si Shevchenko në dhomën e zhveshjes para ndeshjes kundër Napolit”.

“Pasi nënshkrova kontratë mora një mesazh nga Alvaro Morata, ai më tha se është duke më ndjekur dhe më uroi fat të mirë. Kjo është gjithashtu fantastike”.

“Fanella ime e parë ishte e Real Madridit, ajo e Ronaldos. Pastaj mora një të Manchester Unitedit me Cristiano Ronaldon dhe një tjetër të Arsenalit të Henrys“.

“Ardhja këtu? Ishte një hap para në karrierën time. Isha i mahnitur pas ardhjes në Milanello”.

“Debutimi ndaj Napolit? Isha aq i fokusuar sa nuk dika thirrjet nga tifozët, vetëm para ndeshjes kur isha në tunel dhe spikeri thërriste emrat e lojtarëve. Kur e di që do të luaj nga minuta e parë, kurrë nuk futem në fushë pa i bërë përgatitjet. Ky është rituali im”, ka shtuar Piatek për fund. /Telegrafi/