Pianistja arrin rekord, interpreton muzikë klasike në lartësinë më të madhe ndonjëherë (Video)

E publikuar: 11/01/2019 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Evelian De Lain ka realizuar atë që nuk e ka bërë askush tjetër më parë, me një piano të madhe – në një mal në Himalaje të Indisë.

Muzikantja 41-vjeçare nga Londra, arriti rekord duke interpretuar koncert klasik, në lartësinë prej 5,000 metrave, transmeton Telegrafi.

Për 90 minuta, pianistja luajti pjesë nga Chopen, derisa frynte erë e fortë dhe bënte shumë ftohtë.

Në përfundimin e ‘Koncertit mbi Re’, që u realizuan që u realizua në lartësinë më të madhe ndonjëherë, ajo u shpreh se problem e kishte erën, që e ndjente teksa shtypte secilin tast.

Të ardhurat e mbledhura nga ky koncert, De Lain do t’i dërgojë në një qendër për trajtimin e cistave fibroze, ndërsa pianoja do t’i falet një shkolle fillore.

Koncertin në ambientin më të pazakontë, ajo ia dedikon nënës, e cila u nda nga jeta pak kohë para se ajo ta realizonte paraqitjen e përgatitur për një kohë të gjatë. /Telegrafi/