Photoshop edhe në pajisjet Android

E publikuar: 17/06/2015 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Softueri editues i imazheve, që të gjithë ne e njohim me emrin Adobe Photoshop, ka krijuar katër aplikacione të reja për pajisjet Android. Këto aplikacione janë Adobe Photoshop Mix, Adobe Shape CC, Adobe Brush CC dhe Adobe Color CC. Për të përdorur këto aplikacione, duhet të abonoheni tek shërbimet Creative Cloud të Adobe.

Aplikacioni Photoshop Mix ofron një mënyrë më të mirë për të modifikuar fotot, për t’i prerë, ndryshuar ngjyrat, kontrastin, për të bashkuar dy ose më shumë foto etj.

Adobe Shape CC ju lejon të merrni foton e një objekti dhe të krijoni ose modifikoni lehtësisht grafikët e vektorit nga ai. Adobe Brush CC ju lejon të shkrepni një foto me kamerën e telefonit dhe e transformon atë në një furçë të veçantë që mund të përdoret më vonë tek aplikacionet Photoshop dhe Illustrator të Adobe-it.

I fundit është aplikacioni Adobe Color CC, i cili ju lejon të shkrepni një foto dhe pastaj të krijoni paletën e ngjyrave duke analizuar foton. Të gjitha aplikacionet janë falas, por edhe siç ju thamë edhe më sipër, ju duhet të abonoheni tek Adobe CC.

Adobe Photoshop Mix

3

Adobe Color CC

4

 

Adobe Shape CC

 

Adobe Shape CC

 

Adobe Brush CC

Adobe Brush CC

/krokodili/