Philadelphia e mund Denverin, vazhdon forma e frikshme e Golden State

E publikuar: 09/02/2019 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Philadelphia ka shënuar fitore të rëndëdsishme ndaj Denverit me rezultat 117-110.

Skuadra nga Lindja ishte më e mirë para tifozëve të vet në periudha të gjata të takimit.

Më i miri ishte J.J. Redick i cili shënoi 34 pikë në këtë duel i përkrahur nga Jimmy Butler që realizoi 22 pikë.

Golden State vazhdoi me formën e madhe edhe ndja Phoenix Suns.

Stephen Curry me 20 pikë e shtatë asistime dhe KLay Thompson me 25 pikë ishin më të mirët bashkë me Durant që shënoi 21 pikë dhe Cousins që shtoi 18 pikë.

Golden State kështu ka ecurinë më të mirë (14-2) që nga janari.

Bucks vazhdojnë të enë lidershqipin në lindje me dy fitore më shumë se sa Toronto dhe shtatë fitore më shumë se Philadelphia që mban vendin e pestë, kurse në Perëndim Golden State duke se nuk ka konkurrencë pasi tri fitore prapa gjendet Denveri dhe katër fitore prapa gjendet Oklahoma. /Telegrafi/