Philadelphia 76ers dhe L.A. Clippers shkëmbejnë basketbollistët

E publikuar: 06/02/2019 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Philadelphia 76ers kanë rënë dakord të transferojnë Landry Shamet, Mike Muscala dhe Wilson Chandler në Los Angeles Clippers për Tobias Harris, Boban Marjanovic dhe Mike Scott.

Mediat amerikane kanë konfirmuan se përveç tre lojtarëve, Sixers do të kenë të drejtën e pikut të parë në draft në përzgjedhjen e lojtarëve të rinj.

Lëvizjet e lojtarëve u bën në orët e vona të natës së së martës dhe të mërkurës në mëngjes, disa orë pas humbjes prej 119-107 të Sixers kundër Toronto Raptors.

Kjo humbje vetëm theksoi nevojën e Sixers për të përmirësuar listën e tyre nëse kanë në plan të konkurrojnë me ekipet elitare të Konferencës Lindore.

The Sixers tani do të ketë një formacion fillestar të Joel Embiid, Ben Simmons, JJ Redick, Jimmy Butler dhe Harrisin.

Në anën tjetër të blerjeve, Clippers morrën pikërisht atë që donin për të përmirësuar ekipin e tyre para fillimit të “play-off” në NBA.

Loja e ardhshme e Sixersave do të jetë të premten ku do të takohet para shikuesve të vetë me Denver Nuggetsin.

Ndryshe, Cliperssat takimin e radhës do ta luajnë të premten kundër Indiana Pacers. /Telegrafi/